Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shpërtheu në akuza ndaj anëtarëve të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

 

Duke marrë shkas nga vendimi i KAS-it për të mos pranuar kërkesën e opozitës për prova shtesë për zgjedhjet në Durrës dhe Shkodër, Vasili paralajmëroi anëtarët se do të mbajnë përgjegjësi.

 

“KAS është sot nën akuzën më të rëndë. Tre militantë kamikazë të rilindjes në KAS po duan të marrin peng zgjedhjet në Shqipëri. Çdo veprim e vendim i tyre është në shkelje të tmerrshme të Kodit Zgjedhor dhe ligjit, ndaj secili individualisht do të përgjigjet përpara drejtësisë dhe popullit. Këta të pacipë kanë marrë përsipër të mbulojnë masakrën zgjedhore kur faktet ulërasin dhe janë në sytë e të gjithëve. Askush as të mos ta mendojë kurrë se do të shpëtojë dot nga marrja para përgjegjësisë”, tha Petrit Vasili në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *