Vasili ironizon Shahinin: Pula ministre arsimi dhe gjeli budalla kryeministër!

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka ironizuar ministren e re të arsimit, Besa Shahini, e cila në mënyrë demonstrative braktisin seancën dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Arsimit.
Përmes një posstimi në rrjetin social Facebook, Vasili e krahason Shahanin me një pulë, e cila ngatërron furrikun e qeverisë së Edi Ramës me Parlamentin.
“Pula ministre dhe gjeli budalla kryeminister.
Kjo pula ministre e arsimit ngaterron furrikun e qeverise se Edi Rames me Parlamentin dhe ngrihet e iken,i shkruan edhe letra psikopatike parlamentit.
Pune te mbare pula qorre ne krye te arsimit te Shqiperise, jepi fort kakarisjes,por shpresa qe te besh ti vete ndonje veze eshte ZERO.
Kur te mesosh se cfare eshte Parlamenti do na kesh lene shendene me kohe, ti pula qorre me gjithe gjelin budalla ne krye te qeverise.
Dhe atehere te gjithe do gajasen e do thone na ishte nje here edhe nje pule… ministre…”




