E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili “injoron” sërish Luan Ramën: Vlora do të votojë vetëm vajzat e saj

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili vijon të mos e përmend emrin e kryesuesit të listës së kandidiatëve për deputetë në Vlorë, Luan Rama, gjatë takimeve të tij elektorale në këtë qark për zgjedhjet e 25 prillit.

 

Sikundër ndodhi ditën e djeshme, edhe këtë të martë, teksa ishte i pranishëm në Vlorë, Vasili shprehet se qytetarët do të votojnë vetëm kandidatet Grisejda Myslimi, Anxhela Shenaj dhe Liri Demën.

 

“Vendosmeria e pastertia e vajzave te Vlores, Grisejda Myslimit dhe Anxhela Shenaj do ti thyeje ne mes mafiozin e Astirit Afrim Qendro dhe batakçiun e diskredituar Damian Gjiknuri qe vetem kane plaçkitur e vjedhur popullin. Vlora e ka vendosur do te votoje vetem vajzat e saja”, shkruan Vasili.

Vazhdo të lexosh

Reklamë