E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili: Horrat e qeverisë nuk arrestohen, ndërsa Henri Çili po

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me arrestimin e botuesit dhe pedagogut Henri Çili

 

Përmes një postimi në “Facebook”, ish-deputeti shkruan se deputetë dhe ministra që kryejnë krimin e shit-blerjes së votave dhe tentojnë të rëmbejnë Gjykatën Kushtetuese nuk arrestohet, ndërsa për Çilin veprohet ndryshe.

 

Reklamë

“Horrat e qeverise nuk arrestohen, ndersa Çili po! Kur Edi Rama, Gjiknuri e deputete dalin sheshit ne pergjimet e prokurorise qe kryejne krimin e blerjes votave me furgone te mbushur me horra nuk arrestohen. Kur Etilda Gjonaj bashke banden e ministrise drejtesise falsifikojne e mashtrojne per te rrembyer Gjykaten Kushtetuese, duke konsumuar vepra penale pa fund nuk arrestohen Kur del nga pergjimet e prokurorise Vangjush Dako qe behet njësh me kriminele nuk arrestohet. Kur del sheshit korrupsioni i ministrave tek Unaza e re qe shkon gjer ne Amerike nuk arrestohen. Kur falsifikon e mashtron Dvorani per te rrembyer Gjykaten Kushtetuese nuk arrestohet. Arrestohet Henri Çili se nuk duhet te arrestohen kurrsesi keta.”

 

Ndërkohë, iu bën edhe njëherë thirrje qytetarëve që të mblidhen më 2 mars në bulevard për drejtësinë e barabartë për të gjithë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë