Nënkryetari I LSI, Petrit Vasili ka akuzuar mzhorancën se po shkel hapur Kushtetutën në lidhje me çështjen e Gjykatës Kushtetuese.

 

I ftuar në studion e edicionit qendror të lajmeve në Vizion Plus, Vasili theksoi se Meta është absolutisht në linjë kushtetuese dhe se ka bërë përzgjedhjen e anëtarëve në përputhje me ligjin.

 

Ai foli më tej edhe për aksionin e opozitës si dhe takimet e Kryemadhit në SHBA.

 

Intervista e Plote

 

A ju duket zoti Vasili duke konsideruar dhe betimin e anëtarve të rinj që po zhvillohet tani në Presidencë se Gjykata Kushtetuese mund të ketë hyrë në një udhë pa krye. Ringritja e saj?

 

Gjykata Kushtetuese vet po hynë në rrugën e saj mazhoranca është në një rrugë pa krye, sepse ky betim që ndodh ndërkohë që ne po zhvillojmë intervistën zhvillohet sipas preokativave kushtetuese, ka vetëm një zhurmë të madhe një shterëzim të sikletshëm të një mazhorance e cila ka siklet të madh të zbatojë atë kushtetutë të cilën ka hartuar, ka miratuar dhe ka votuar po vet më 21-22 korrik. As më shumë e as më pak. Dhe për ironi të fatit një nga mbrojtëset e dispozitave kushtetuese pikërisht për Gjykatën Kushtetuese ishte dhe një nga kandidatët që u betua sot në një nga noteritë e Tiranës, për t’u betuar kundër po asaj që kanë shkruar po vet.

 

Nesër Parlamenti, ju e dini ka paralajmëruar dormulimin dhe votimin e një rezolute ku ndër të tjera apo thelbi I saj do të jetë se Presidenti Meta në mungesë të kompetencës Kushtetuese ka dekretuar një anëtar të ri të Gjykatës Kushtetuese. Cili është qëndrimi I LSI për këtë rezolutë që u zbulua tashmë?

 

Qëllimi është shumë I qartë. Nesër bëhet fjalë për një anti-rezolutë. Është një rezolutë që ka konotacionin e një anti-mitingu. Është një rezolutë anti-kushtetuese pasi I kundërvihet jo Presidentit por Kushtetutës. S’ka konflikt midis mazhorancës dhe presidentit. Ka konflikt midis msorespektimit të Kushtetutës nga mazhoranca dhe respektimit rigoroz strikt të saj nga ana e Presidentit. Kjo është shumë e qartë. Të njëjtën sjellje të marrë kemi parë dhe për dekretet për zgjedhjet, të cilat u provuan të gjitha se ishin anti-kushtetuese qëndrimet e mazhorancës. Vazhdon me këtë rrugë dhe nuk pajtohet dot me Kushtetutën që ka miratuar po vetë më datë 21-22 korrik.

 

Kuvendi parashikon me këtë tekst nesër që edhe mund të rishikojë legjislacionin për të evituar situate të tilla që janë duam apo s’duam ngërç?

 

Mazhoranca nuk ka asnjë qasje tjetër. Pra nuk ka qasje Kushtetuese në asnjë rast. E vetmja qëndrim që ka është se një kushtetutë e korrekte dhe e saktë është gjithmonë e bezdisur, e urryer dhe mund të jemi gati ta shkatërrojmë Kushtetutën vetëm e vetëm që ta shtrojmë atë në një kostum që I rri mazhorancës së Edi Ramës.

 

Si e parashikoni fatin e Gjykatës Kushtetuese në këto kushte?

 

Ne sot kemi katër anëtar të zgjedhur siç kërkon Kushtetuta. Dy të zgjedhur nga Presidenti, I pari dhe I treti dhe është në shkelje sërish Kuvendi dhe mazhoranca të cilët dhe jue dini, ka zgjedhur dy njëherësh. Kushtetuta impnon zgjedhje një pas një të secilit kandidat për secilën vakancë. U shndërrua Kuvendi i Shqipërisë në një koperative Rilindase që s’ka kritere, s’ka Kushtetutë, s’ka ligje. Ata zgjodhën dy, Presidenti I ka zgjedhur në mënyrë korrekte sipas radhës një pas një dy të tjerët. Kemi sipas vakancave katër vakanca të plotësuara. Gjykata Kushtetuese për mua ecën përpara drejt formimit të saj. Kush është në siklet se nuk e do gjykatën Kushtetuese të formohet dhe është sigurisht mazhoranca është problemi saj, nuk është problem I Kushtetutës dhe shqiptarëve.

 

Zoti Vasili reforma zgjedhore dhe ajo është duke ecur sigurisht në shtigje jot ë lehta. Si mendoni kështu si po ecën dhe me një monitorim nga afër dhe të faktorit kombëtar. A ka gjasa që në zgjedhjet e ardhshme të implementohet?

 

Ne kemi pasur dhe kemi një vullnet të palëvizur dhe në funksion të tij menaxhojmë një grup të madh ekspertësh e analistësh për të bërë pikërisht një reform zgjedhore që eviton kapjen, dutjen e duarve etj. Etj. Ju jeni dëshmitarë që kemi në krahun tjetër një mazhorancë e cila thotë nuk dua tia di do të paraqisë në mënyrë të njëanshme reformën zgjedhore, ndërkohë që ka një kusht të pakapërcyeshëm të Bundestagut që kërkon reformë gjithëpërfshirëse. Qëllimi që t’I vëmë kokë çështjes, mazhoranca do patjetër që të mbajë një tension të ndezur, mosrealizimin, bllokimin e reformës zgjedhore në mënyrë që kushtet të mos plotësohen sepse mazhoranca nuk e do hapjen e negociatave. Hapja e negociatave dhe syri dhe vëzhgimi europian që vjen si pasojë e hapjes së këtyre negociatave është sigurisht një sy I urryer se sigurisht nxjerr shumë të palara në shesh dhe këta nuk duan as gjykata as reform zgjedhore as zgjedhje të lira e të ndershme dhe asgjë. Duan të mbajën konfliktin në mënryë që europianët të thonë ne nuk I hapim dotë negociatat. Pra duan të justifikojnë alibirat që ju I keni parë pasi shkojnë e shikojnë gjithnjë e më tepër nga lindja e Europës në shtete e realitete që janë të papranueshme për perëndimin.

 

Në këto rrethana mbetet gati LSI të shkojë në zgjedhje të parakoshme në ndryshim nga qëndrimi I PD e cila thotë që të iki Edi Rama e me pas të shkojë në zgjedhje të parakohshme?

 

Ka pasur një qëndrim unik që zgjedhjet të zhvillohen sa më parë asnjëherë nuk ka qenë frikë dhe shqetësim Edi Rama. Edi Rama vazhdon të mbetet një faktor lehtësues madhor për fitoren e opzoitës në zgjedhje pasi sigurisht një pjesë shumë e rëndësishme e shqiptarëve ka një motiv të fortë të votojnë jo vetëm opozitën por në radhë të parë për të larguar Edi Ramën.

 

Kryetarja e partisë ndodhet në SHBA. Çfarë dobie synon të marrë LSI nga këto takime?

 

Është shumë e rëndëshishme që takimet e Kryemadhit kanë qenë në nivelet më të lartë të politikës ameriakne. Janë ndjekur janë përcjellë nga ju të gjithë me transparencë. Dhe lajmi më I rëndësishëm është që SHBA janë më të preokopuar se kurrë, jo vetëm në DASH por edhe në Kongres e Senat interesimi dhe shqetësimi për Shqipërinë është aq I lartë sa duke biseduar me zonjën Kryemahdi para pak minutash, para se të vija këtu tha: kam mbetur e habitur nga informacioni I madh dhe shqetësues që ato kishin për situatë dhe qeverisjen e shkarrë në korrupsion në Shqipëri.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *