Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili ka deklaruar se festat e fundvitit për shqiptarët do të jenë të trishta.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili shprehet se trishtimi ka kapluar të gjithë shqiptarët dhe se fajtori I vetëm për këtë gjë është kryeministri Edi Rama.

 

Sipas Vasilit, ka ardhur koha që shqiptarët të ngrihen kundër qeverisë dhe të rimarin buzëqeshjen e vjedhur.

 

“Festa te trishta,qe nuk i meritojme!!! Gjithkund trishtimi e ka bere te veten.As festat nuk i kurseu. Viti i Ri mbetet kryefesta e shqiptareve. Pergjithmone ka qene momenti kur problemet shtyheshin menjane per tu harruar disa caste e per te mos u pare per disa te tjera. Dhe shqiptaret ja kane dale t’i kene keto pac caste harrese e ç’kujdesje. Por kete vit shqiptaret per here te pare nuk ja dolen dot. Trishtimi,qe kumtohej prej mijra te rinjve studente te zëshëm ne rruge e sheshe,por edhe i mijra te tjereve te pazëshëm neper shtepi,klube te varfra lagjesh, fshatrash e qytetesh,na kaploi te gjitheve. Trishtim, qe e mbyt buzeqeshjen e cila i shtrengon buzet dhe nje ngerdheshje e eger shfaqet gjithkund. Fajtoret e trishtimit jane aty perpara nesh me ngerdheshjen e te nginjurit e te arrogantit, te lumtur se jua ka rrembyer buzeqeshjen te tjereve. Fajtoret jane aty edhe Kryefajtori aty eshte te zhytur ne rehatine, qe kamja jua jep. E ne nderkohe mijra te tjere trishtueshem ngarendin me qeska gjysem te boshatisura prej pamundit te varferise,qe ta vjedh buzeqeshjen e dhimbjen ta jep te shumte e te hidhur. Njerez!! Buzeqeshjen e vjedhur ne duhet ta rimarrim per veten e te tjeret. Damka e denimit s’do mund te vonoje per te ngerdheshurit e nginjur te kolltukeve erekeqinj te qeverise. Dhe koha ka ardhur!!  Dhe trishtimi i festes do te davaritet!!Dhe gezimi i fitores se te mires do te jete mes nesh!!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *