Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reagua në lidhje me seancën e kësaj të enjte ku në rend dite është mocion debate kundër vendimit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

 

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Vasili shkruan se Edi Rama është kundër popullit, kunder ligjit, kunder zgjedhjeve te ndershme, kunder paqes, kundër shpresës, kundër qetësisë dhe mirekuptimit.

 

“Edi Rama po mbjell eren, por do te korre furtunen!!

Edi Rama me ca Lej Fenë te vegjel po lodhen shume qe te krijojne nje puhizë ere mashtrimi e demagogjie ne nje Shqiperi te tronditur rende,te zemeruar,te vjedhur,te plackitur,por qe sot eshte e gjitha ne kembe,e revoltuar,reaguese e papajtueshme dhe e pa kthim ne sfiden per tu ndare kjo e keqe.

Edi Rama eshte sot kunder popullit,kunder ligjit,kunder zgjedhjeve te ndershme,kunder paqes,kunder shpreses, kunder qetesise dhe mirekuptimit.

Edi Rama eshte sot pro korrupsionit,qe i mbush xhepat,pro krimineleve,qe grabisin votat,pro shkaterrimit te prones se qytetareve,pro dhunimit te njerezve te thjeshte,pro varferise,pro braktisjes se shqiperise nga te rinjte.

Prandaj asnje s’e degjon me Edi Ramen!

Prandaj asnje s’e beson më Edi Ramen!

Prandaj asnje nuk ja var me Edi Rames!

Edi Rama ne hallin pa rrugedalje te nje mije fajeve,qe ka mbi kurriz, po lodhet kot qe te mbjelle erën,e pashmangshme eshte qe do te korrë furtunen….”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *