Ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dha alarmin se për shkak të pandemisë, sëmundjet e tjera kronike po lihen pas dore. Në një intervistë për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, Vasili deklaroi se me të njëjtin shqetësim që trajtohet koronavirusi, duhen shikuar edhe sëmundjet e tjera në këto moment.

 

“Të marrësh kurajon të thuash s’kemi asnjë rast gripi, në fund të janarit, kjo është një kurajo e cila nuk duhet konsideruar si një kurajo shkencore. Do themi një gjë që kanë kërkuar ta thuash këtë gjë dhe e thua. Për fat të keq çfarë ka ndodhur? Qoftë problematika e gripit, kjo problematika e sëmundjeve kronike, gjithëfarësh, të cilat edhe ato kanë tendecën të rëndohen sepse nuk është momenti më i mirë. Dimri i fortë, lagështia, etj, etj. Për fat të keq janë zbehur sepse çështja është a je Covid pozitiv apo je Covid negativ. Atë që këmi thënë që bashkëjetesa, trajtimi në plan të gjerë të pandemisë dhe mbajtja me të njëjtin alert, me të njëjtën vëmendje e të gjitha problematikave të tjera që shoqërojnë shëndetin publik, pra shëndetësinë në tërësi, është detyrë.”

 

Nënkryetari i LSI shtoi se të gjithë pacientët duhet të trajtohen me të njëjtin merak dhe shërbimi mjekësor për ta mos jetë i zbehur për shkak të pandemisë së COVID-19.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *