Kreu i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili ka sulmuar kryeprokuroren Arta Marku për shkak se sipas tij nuk po heton kreun e qeverisë.

Vasili thotë se Rama është paditur në prokurori me 11 korrik për faktin se kishte deklaruar në grupi parlamentar të PS se kishte cuar për ekspertim në një laborator shkencor të njohur në Europë, audio-pergjimin ndaj Agrin Xhafajt që sipas kryeministrit kishte rezultuar jo autentik.

Vasili shton se për këtë arsye opozita e ka paditur Ramën për mashtrim lidhur me këto deklarata por pavarësisht kësaj organi I akuzës dhe në mënyrë të vecante kryeprokurorja Marku nuk e ka vënë ujin në zjarr për të hetuar padinë e opozitës.

 

 

Arta Marku e inkriminuar, nuk heton kryeministrin e paditur ne prokurori.

Arta Marku me vetedijen e kamikaxes po shfaqet hapur nje mashe e kryeministrit duke mos e hetuar ate,duke mos e pyetur dhe duke mos e marre te pandehur.
Qe ne 11 korrik kryeministri eshte i paditur ne prokurori sepse mashtroi publikisht popullin shqiptar lidhur me audiopergjimin e vellait te ministrit te brendeshem kur ai vete perpara grupit parlamentar te PS deklaroi publikisht:

“Kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore nga një prej laboratorëve më të mirë në botë. Ajo provë më mjafton për t’ju thënë juve se nuk jemi përpara një prove kompromentuese ndaj ministrit. Jemi përpara një materiali jo autotenik që synon destabilizimin”.
Dosja e dhunimit te detyres te Arta Markut po rritet me shpejtesi marramendese dhe ajo pandeh se ky kryeminister do ti dale ne krah ne diten e saj te hallit.Sa naive e shkreta….Nuk e di qe do te jete thjesht nje kufome me shume ne listen e skeleteve ne sirtarin kryeministrit te kapur nga krimi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *