E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili: 15 marsi, datë e panegociueshme për reformën zgjedhore

Reforma zgjedhore duhet të përmbyllet brenda datës 15 mars. Deklaratën e bëri nënkryetari i LSI, Petrit Vasili gjatë mbledhjes së radhës të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Sipas tij, përmes ndryshimeve elektorale duhet të arrihet që të shmanget manipulimi.

 

“Kemi ndarë nevojën për të rritur sigurinë e votimit për të evituar manipulimin, Për t’i dhënë një kohë të gjatë kësaj praktike të re, pasi manipulimi i votave ka shkatërruar besimin e zgjedhjeve. Përdorimi i teknologjive justifikon kostot, pasi manipulimi krijon qeveri që janë të korruptuara. Ne kërkojmë që vullneti i qytetarëve të jetë ashtu siç ata e hedhin në kutinë e votimit. Vullneti është gjithmonë ajo që do bëjë diferencës, opozita ka punuar me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe 15 marsi është një datë e panegociueshme dhe është një hap kyç për hapjen e negociatave.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë