Autoritetet ukrainase pretendojnë se kanë identifikuar varreza masive jashtë qytetit të Mariupolit, që sipas tyre shton provat në rritje të krimeve të luftës ruse kundër civilëve. Ata kanë publikuar foto satelitore, të cilat sipas tyre tregojnë më shumë se 200 varre të reja.

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy e krahasoi rrethimin e qytetit nga Rusia me një “operacion terrorist”. Rreth 100,000 njerëz mbeten të bllokuar në Mariupol, i cili ka qenë nën bombardime të vazhdueshme që kur u rrethua nga forcat ruse, ndërsa sipas zyrtarëve ukrainas besohet se më shumë se 20,000 njerëz në qytet kanë vdekur gjatë sulmeve.

 

Zyrtarët ukrainas kanë bërë thirrje që forcat ruse të garantojnë kalim të sigurt për civilët, veçanërisht ata të bllokuar në impiantin më të madh metalurgjik të Evropës, Azovstal. Por, për asnjë korridor evakuimi  nuk është rënë dakord për shkak të rrezikut të lartë. Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e qytetit juglindor, por një gjë e tillë është mohuar nga Kievi zyrtar.

 

Ndërkohë luftime të ashpra raportohen  në të gjithë rajonet Donetsk dhe Luhansk .Autoritetet ukrainase njoftuan se gjatë periudhës së fundit 24-orëshe, 42 zona të tjera kishin rënë nën kontrollin rus në rajonin e Donbasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *