Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 June 2026
Vizion fokus

Dënohet me 7 vite burg nënkryetari i partisë liberale...

Lamallari në Europol: Forcojmë bashkëpunimin kundër drogës dhe krimit...

Reforma Administrativo-Territoriale/ Debat mes Boçit dhe Isait: Në shesh...

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen mes Putinit...

Ushtria amerikane: Kemi vrarë një udhëheqës të lartë të...

Dorëheqja e Starmer si lider i Laburistëve dhe kryeministër,...

Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe...

Rama pret ambasadorin turk, në fokus forcimi i mëtejshëm...

Zelensky anulon vizitën në Varshavë

BE propozon mision trevjeçar në Liban për trajnimin e...

Varianti Omicron ishte në Evropë para se të identifikohej në Afrikën e Jugut

1 Dhjetor 11:47

Provat e reja dëshmojnë se varianti omicron i koronavirusit ishte i pranishëm në Evropën Perëndimore shumë përpara se rastet e para të identifikoheshin zyrtarisht në Afrikën e Jugut.

 

Autoritetet në Holandë thanë se zbuluan variantin në mostrat e testeve të kryera që me 19 nëntor, një javë të plotë përpara rasteve pozitive të zbuluara të premten e kaluar midis udhëtarëve që arritën në Amsterdam, me një fluturim nga Afrika e Jugut.

 

Zyrtarët shëndetësorë në Japoni dhe Francë konfirmuan gjithashtu rastet e tyre të para me omicron të martën, duke iu bashkuar një liste në rritje të vendeve ku përfshihen Britania, Kanadaja, Skocia, Australia, Austria, Spanja dhe Suedia.

 

Shfaqja dhe përhapja e shpejtë e variantit omicron, bëri që Stephane Bancel, shefi ekzekutiv i gjigantit farmaceutik Moderna, të paralajmërojë të martën në një intervistë me The Financial Times, se vaksinat ekzistuese kundër COVID-19 mund të jenë më pak efektive kundër variantit të ri, në krahasim me deltan dhe variantet e mëparshme.

 

Paralajmërimi i zotit Bancel shkaktoi shqetësime të reja në tregjet financiare në botë.

Por shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit, i cili zhvilloi një vaksinë me dy doza në bashkëpunim me prodhuesin e ilaçeve, AstraZeneca, lëshuan një deklaratë të martën duke thënë se vaksinat aktuale “kanë vazhduar të ofrojnë nivele shumë të larta mbrojtjeje kundër sëmundjeve të rënda dhe nuk ka asnjë provë deri më tani që omicron është ndryshe”. Në deklaratë thuhet po ashtu që nëse është e nevojshme, ekzistojnë “mjetet dhe mundësitë për zhvillimin e shpejtë të një vaksine të përforcuar kundër COVID-19”.

 

Emer Cooke, shefi i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), rregullatori i barnave për Bashkimin Evropian, gjithashtu u përpoq të jepte një notë sigurie, duke u thënë ligjvënësve të BE-së në Bruksel se vaksinat aktuale janë ende në gjendje të përballen me variantin omicron, por nëse duhen ndryshime, do të nevojiten deri në katër muaj për të miratuar versionet e reja për përdorim në bllokun 27-vendesh.

 

Mesazhet e përziera të së martës vijnë një ditë pasi Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se “shumë prej nesh mendojnë se kemi mbaruar punë me COVID-19. Por, virusi nuk ka mbaruar punë me ne”.

 

OBSH-ja tha se rreziku i përgjithshëm global në lidhje me variantin omicron “vlerësohet si shumë i lartë” edhe pse nuk është raportuar asnjë vdekje e lidhur me të.

Kërcënimi nga varianti i ri bëri që Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, të rekomandojnë të hënën që të gjithë të rriturit të marrin vaksina përforcuese./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret Sociale
Tagged:
Afrika e Jugut Europe Identifikim

Nga e njëjta kategori

Dënohet me 7 vite burg nënkryetari i partisë liberale Yabloko që kundërshtoi luftën në Ukrainë

më shumë...

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen mes Putinit dhe gjimnastes ruse

më shumë...

Ushtria amerikane: Kemi vrarë një udhëheqës të lartë të ISIS-it në Siri

më shumë...

Dorëheqja e Starmer si lider i Laburistëve dhe kryeministër, çfarë ndodh më pas?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

6:39

Dënohet me 7 vite burg nënkryetari i...

6:31

Lamallari në Europol: Forcojmë bashkëpunimin kundër drogës...

6:13

Reforma Administrativo-Territoriale/ Debat mes Boçit dhe Isait:...

6:01

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen...

5:38

Ushtria amerikane: Kemi vrarë një udhëheqës të...

5:30

Dorëheqja e Starmer si lider i Laburistëve...

5:04

Krim brenda familjes në Itali! Burri vret...

4:50

Rama pret ambasadorin turk, në fokus forcimi...

4:43

Zelensky anulon vizitën në Varshavë

4:39

BE propozon mision trevjeçar në Liban për...

4:32

Parashikimi i motit për ditën e enjte,...

4:22

Shtyhet gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ja...

4:00

Pse disa njerëz nuk mund të urinojnë...

3:38

Siguria gjatë sezonit veror, Policia shqiptare në...

3:17

Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtuesit...

3:13

Debate të forta tek “territorialja”, PS e...

2:50

Festohet “Shën Prodhromi” në Voskopojë, besimtarët kalojnë...

2:32

Berisha: “OK” kufizimit të mandatit, jemi gati...

2:26

Ministri Hoxha takon ish-Presidentin francez: Franca rol...

2:24

Përfshihet nga flakët fuoristrada në Llogara, shkrumbohet...

Më të klikuarat

  • “Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në sean...
  • Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe...
  • Ku dallojnë prindërit e viteve ’90 me ato sot? Psikolo...
  • Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me thikë prindërit...
  • “Në një njohje me ish-fermeren e Ferma VIP”, Henri Rru...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.