E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Varianti “Delta” hyn në Shqipëri, reagon Manastirliu: Vaksinimi, arma më e fuqishme

Pas konfirmimit të Ministrisë së Shëndetësisë për prezencë të variantit Delta në Shqipëri, vjen reagimi i Ogerta Manastirliut.

 

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Manastirliu nënvizoi se tanimë kërkohet respektim rigoroz i masave parandaluese, si dhe izolim i menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi i virusit COVID-19.

 

Reklamë

Ajo apelon qytetarët që të vaksinohen, pasi, sipas saj është e vetmja “armë” për të frenuar përhapjen e virusit.

 

“Konfirmimi i prezencës së variantit Delta në Shqipëri nga laboratori i referencës Charite në Berlin, kërkon nga të gjithë respektim rigoroz të masave parandaluese, izolim të menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi të virusit #Covid19 dhe mbi të gjitha VAKSINIM • VAKSINIM • VAKSINIM, si arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të shpëtuar jetë!”

Më shumë video

Reklamë