E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Variantet e reja të COVID-19/ Manastirliu: S’kemi identifikuar raste deri tani

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi këtë të martë se deri më tani nuk janë identifikuar raste të mutacioneve COVID në vend.

“ISHP dërgon në mënyrë të vazhdueshme mostra të analizave qoftë për mutacionet e reja që kanë dalë, qoftë edhe për analiza rutinë, për verifikimin dhe certifikimin që i duhet në vazhdimësi për të bërë për punën e tyre. Është një proces, është dinamik. Deri tani ne nuk kemi identifikuar raste të varianteve të reja të COVID-19, por puna është duke vazhduar. Iu bëj thirrje qytetarëve për vigjilencë të shtuar, të bëjmë maksimumin sepse jemi në një situatë delikate për të mbrojtur veten dhe të afërmit tanë.”

Në një deklaratë për mediat, Manastirliu tha se janë vaksinuar më shumë se 650 mjekë dhe infermierë, ndërsa shtoi se plani i ministrisë është që të vaksinohet gjithë popullata.

“Janë më shumë se 650 mjekë e infermierë që janë vaksinuar deri tani dhe janë duke marrë dozën e dytë, sipas kohës së përcaktuar. Do vazhdojmë me fushatën e vaksinimit. Do vijojmë me vaksinimin kapilar, kur të vijnë vaksinat nga Pfizer. Do kemi shpejt të finalizuar një fushatë të Astra Zenecas. Pas mjekëve, do ketë vaksinim edhe për të moshuarit.”/ Vizion Plus

Vazhdo të lexosh

Reklamë