Edhe pse kanë mbetur vetëm dy javë para se liderët e Bashkimit Evropian të mblidhen për të diskutuar hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, zyrtarët e Brukselit vijojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje mes Shkupit dhe Sofjes.

 

Në një intervistë për mediat maqedonase, Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi nuk pranoi të komentojë deklaratat e Tiranës që do kërkojë ndarjen nga Maqedonia e veriut nëse se nuk do te ketë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare.

 

OLIVER VARHELYI
KOMISIONERI I BE-së PËR ZGJERIMIN

“Ne po punojmë që të dyja vendet të jenë të suksesshme në qershor dhe duhet të kemi sukses. Nuk do të vë bast që do të kemi një rezultat pozitiv, por unë po punoj seriozisht për të arritur një gjë të tillë. Për sa kohë të ketë shansin më të vogël, do të vazhdoj të punoj.”

Komisioneri evropian vuri në dukje veçanërisht përpjekjet e Francës, konkretisht të presidentit Emmanuel Macron,për të përshpejtuar procesin e zgjerimit.

 

OLIVER VARHELYI
KOMISIONERI I BE-së PËR ZGJERIMIN
“Ne nuk do të lëmë asnjë gur pa lëvizur deri sa të përfundojmë në një marrëveshje të suksesshme. Presidenca franceze është jashtëzakonisht e përkushtuar. Presidenti Macron është i përfshirë personalisht në të gjithë procesin. Të gjithë duan një rezultat, një rezultat që është i pranueshëm për të dyja vendet dhe me të cilin ne mund të ecim përpara. Dhe në fund të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare dhe të vazhdojmë me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.”

Komisioneri i Zgjerimit pritet të vizitojë këtë të enjte Bullgarinë, ku do takohet me kryeministrin, Kiril Petkov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *