Termometri i ka kaluar 40 gradë në disa qytete të vendit, duke shtuar kështu komplikacionet tek qytetarët. Problemet kardiake vijojnë të mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë, pas urgjencave nga vapa.
Çdo ditë, në spitalin e Kukësit paraqiten rreth 15 pacientë që kanë shfaqur probleme me zemrën.
EDVIN KOVAÇI
SHEFI I KARDIOLOGJISË, KUKES
“Volumi kryesor është pranë urgjencës që përballet me komplikacionet e të nxehtit, diarre, ulje tensioni, gjendje të fiktit dhe crregullimet e ritmit të zemrës. Pjesa më e madhe trajtohet në shërbimin e urgjencë jo në repartin e kardilogjisë.”
Edhe në urgjencë ka një fluks të shtuar. Më të prekur nga temperaturat e larta mbeten moshat e treta dhe fëmijët.
NERITAN BIBA
MJEK I URGJENCES NE KUKES
“Kemi një rritje të personave që kërkojnë ndihmë si të sëmurët kronikë si dhe me probleme gastrointestinale. Këto janë efekte të temperaturave të larta dhe shenjat kryesore janë djersitje e theksuar, të vjellja. Numri i vizitave shkon deri në 60 në ditë me sëmundje gastrointestinale që shoqërohen me humbje të volumit të lëngjeve të trupit, por nuk mungojnë as rastet e djegjes nga dielli, mbi 5-6 raste në ditë.”
Mjekët rekomandojnë të bëhet kujdes me ekspozimin e gjatë në diell, si dhe ushqyerjen e shëndetshme.




