Subscribe

Vangjush Dako është politikani shqiptar i radhës të cilit i është ndaluar hyrja në shtetet e bashkuara të amerikës.

 

Departamenti amerikan i Shtetit i ka refuzuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara edhe anëtarëve të familjes së tij.

 

Vendimi, I cili është marrë nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, thekson se ish- kryetari i bashkisë se Durresit, Dako, është përfshirë në raste madhore korrupsioni.

 

Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste të rëndësishme korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në Amerikë.

 

Në bazë të njoftimit Vangjush Dako, bashkëshortja e tij Alba Dako, djali Xhulio dhe vajza Kejsi nuk lejohen të shkojnë në SHBA.

 

Ky vendim sipas Departamentit të Shtetit amerikan, është një sinjal i fortë se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të luftuar korrupsionin në vende të tjera të botës.

 

Dako, bëhet kështu zyrtari i tretë nga Shqipëria së bashku me Adriatik Llallën dhe Tom Doshin që ndalohen të hyjnë në Shtetet e BAshkuara.

 

Vangjush Dako është akuzuar në mënyrë të vazhdueshme nga opozita për korrupsion dhe lidhje me bandën kriminale të të Avdylajve në Shijak.

 

Ai u bë pjesë edhe e përgjimeve të dosjes 339 të nxjerra në public nga gazeta gjermane Bild.

 

Vete Dako, I mbrojtur vazhdimisht nga kryeministri Edi Rama, ka mohuar te gjitha akuzat ndaj tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *