Arrestimi me urdhër të SPAK i ish kreut të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako ka sjellë përplasje në Kivend mes Berishës dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

 

Berisha akuzoi Manjën se ka dekonspiruar procesin duke nxjerrë sekrete hetimore dhe paralajmëruar arrestimin e ish kryebashkiakut të Durrësit.

 

“Merr një rrogë që, prit se do të kthehem dhe ty. Vendin e ke te Gjushi, je ti që e njoftove, 4 ditë dekonspirove. Ulsi manja nxorri sekretin, është njeriu i pazareve me Edi Ramën. Kush ia tha Gjushit, i gjithë Durrësi flet për ty, ke nxjerrë sekretin, je një lloj jargo, mos më ndërpre. Ky është komisioneri i shitjes së të dhënave, pretendon se ka një ligj, thyehet 1 milion herë”, tha ai.

 

Në të njëjtën kohë, Berisha ka risjellë në vemendje publikimin e të dhënave sensitive për të cilat po ashtu bën përgjegjës qeverinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *