E shtunë, 26 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 45 sekonda më parë
Showbiz

Valon Shehu zbulon arsyet e ndarjes nga e dashura/ VIDEO

Valon Shehu ka qenë një një rrëfim ekskluziv në emisionin Vizioni i Pasdites, ku ka treguar për pjesëmarrjen në Festivalin e Rtsh-së por edhe për jetën e tij private.

Këngëtari ka sqaruar edhe arsyet që e çuan në ndarje pas 2 vitesh marrëdhënie.

 

“Kam qenë në një lidhje prej dy vitesh, por që prej dy muajsh nuk jam më ,jam single. Arsyet nuk mund ti them sepse nuk ia vlen”, – është shprehur Valoni

 

I pyetur  nga gazetari Gerald Qerimi nëse e ka tradhëtuar ai u përgjigj:

 

“Nuk jam tip tradhëtues, as njerëzit afër meje nuk janë tradhëtues. Nuk ka qenë kjo arsyeja thjesht besoj që i kishte ardhur fundi”, -është shprehur këngëtari

 

Valoni deklaroi se vajza me të cilën ka qenë në marrëdhënie nuk ka qenë pjesë e showbiz-it.

 

 

Vazhdo të lexosh