E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Valixhja e dyshimtë alarmon policinë në Tiranën e Re

Një valixhe e dyshimtë e lënë në anë të rrugës tek ish stacioni i fundit i Tiranës së Re ka shqetësuar Forcat e Rendit.

 

Të parët që kanë kontaktuar me policinë kanë qenë banorët e lagjes si dhe bizneset buzë rrugës, të cilët kanë vënë re praninë e një valixheje të dyshimtë në cep të rrugës.

 

Forcat e Rendit kanë mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes, ndërkohë ende nuk ka asnjë informacion në lidhje nëse kemi të bëjmë më nje harrese të valixhes nga një person apo shqetësimi i banorëve është vertët real.

Vazhdo të lexosh

Reklamë