Valencia po fillon dalëngadalë rikthimin në vendet e para në elitën e futbollit spanjoll.

Mbrëmjen e kësaj të marte ka arritur të triumfojë në transfertën “Campo de Futbol de Vallecas”, ku kanë mundur me rezultatin 0-1, Rayo Vallecano-n e Ivan Balliut, në përballjen e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.

Goli i vetëm i sfidës ka ardhur në minutën e 61’-të nga “fantazisti” i mesfushës, Sergi Canos, i cili pas një pasimi fantstik të Lopez dërgon topin në rrjetën e Dimitriesvki për të “vulosur” fitoren e të tijve, fitoren që erdhi jo me pak vuajtje, sidomos pas daljes me kartonin e kuq, nga fusha e blertë të mbrojtësit portugez, Therry Correia.

Falë këtij rezultati, skuadra e Valencia e mbyll vitin kalendarik në vendin e 10-të renditjes, me 23 pikë, pas 18 javëve të para të kampionatit, vetëm 7 pikë larg zonës së turneve evropianë.

Në krahun tjetër, Ivan Balliu me shokën e mbyllin 2023-shin në vendin e 11-të tabelës, me 20 pikë, vetëm 3 pak, se rivalët e kësaj të marte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *