E martë, 15 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 05:00 Në vijim ora 05:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Valë shkarkimesh në hipoteka

Mungesa e përgjigjeve në kohë ndaj kërkesave të qytetarëve për zgjidhjen e problemeve kryesisht për çështje të pronësisë i ka kushtuar shtrenjtë disa dhjetëra nëpunësve të hipotekave dhe zyrave të ALUIZNI-t.

 

Ministrja e Drejtësisë Gjonaj, bëri me dije shkarkimin e tyre nga puna.

 

Por jo vetëm kaq, drejtuesja e Ministrisë së Drejtësisë lajmëroi edhe masat administrative për punonjës të tjerë, të cilët janë paralajmëruar për largim nga puna.

 

Sipas raportit 5-mujor të platformës së bashkëqeverisjes me qytetaret, “Shqipëria qe duam”, kanë qenë mbi 5500 ankesa të qytetarëve për shërbimet në nivel qendror dhe lokal, pjesa më e madhe të cilave janë zgjidhur. Por raporti bënte me dije se institucioni që ka pasur më shume ankesa është Ministria e Drejtësisë, me rreth 1440 te tilla.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video