E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Politikë

Valbona Sako, profili i gruas që pason Vangjush Dakon në Durrës

Kryesia e Partisë Socialiste këtë të shtunë ka publikuar listën e kandidatëve për çdo bashki, për zgjedhjet e 30 qershorit.

 

PS-ja Bashkinë e Durrësit ja ka besuar Valbona Sakos me profesion ekonomiste, mban prej 6 vitesh postin e Drejtores së Tatimeve në Durrës.

 

Reklamë

Sako ka përfunduar studimet e larta për Financë, në fakultetin Ekonomik të Tiranës, në vitin 1993. Pas përfundimit të studimeve, ajo është punësuar në administratën shtetërore, ndërkohë që prej 20 vitesh është pjesë e administratës fiskale të qytetit të Durrësit.

 

Ajo është e martuar dhe nënë e dy vajzave. Ndërkohë që njëherazi është kunata e gazetares dhe prezantueses Hygerta Sakos, vajzës së parë nga Durrësi, që u shpall Miss Albania në vitin 1995.

Vazhdo të lexosh

Reklamë