Një shpërthim i dytë i koronavirusit mund të shfaqet në dimër. Sipas drejtorit në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Robert Redfield, kjo valë e dytë mund të jetë më e rëndë se kjo që po përjetojmë momentalisht.

Në një intervistë për “Washington Post”, ai deklaroi se do të jetë më e vështirë përballja sepse sëmundja e koronavirusit do të vijë në të njëjtën kohë me atë të gripit.

“Ekziston mundësia që sulmi i virusit mbi vendin tonë dimrin e ardhshëm në të vërtetë do të jetë edhe më i vështirë se ai që po kalojmë. Dhe kur ua them këtë të tjerëve, ata e kthejnë kokën prapa, ata nuk e kuptojnë se çfarë dua të them.Ne do të kemi njëkohësisht epideminë e gripit dhe epideminë e koronavirusit, pra një sulm të dyfshitë në sistemin shëndetësor.”

Për parandalimin dhe trajtimin e gripit ka ilaçe, por për COVID-19 nuk është gjetur akoma një kurë a një vaksinë. Sipas Robert Redfield, nëse i kemi në të njëjtën kohë edhe koronavirusin, edhe gripin, atëherë spitalet mund të mbingarkohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *