Ndërsa shumë studentë vazhdojnë të refuzojnë vaksinën dhe debati vijon, sot hyri në fuqi vendimi për të bërë injeksionin tek fëmijët nga 12 deri në 7 vjeç.

Autoritetet bënë të ditur se prioritet përbëjnë ata që janë me sëmundje bashkëshoqëruese.

Por në çdo rast mjekët duhet të marrin leje nga prindërit.

SILVA BINO

DEPARTAMENTI I SEMUNDJEVE INFEKTIVE, ISHP

Që sot fillon aplikimi i vaksinimit të fëmijëve 12-17 vjeç, në lidhje me vaksinën anti-COVID. Vaksinimi i fëmijëve 12-15 do të ndodh për ata fëmijë që kanë sëmundje bashkëshoqëruese si astmë, leukoza, kancer, sëmundjeve kronike të veshkave, të mëlçisë, zemrës pra që kanë disa sëmundje specifike do të vaksinohen të parët. Edhe për 16-17 vjeç të parët do të vaksinohen ata me sëmundje dhe më pas me fëmijët e shëndetshëm. Vaksina e planifikuar për fëmijët është Pfizer, sepse kjo është e vetmja që është aprovuar te fëmijët. Fëmijët do marrin dy doza, dhe më tej do të jetë ndoshta dhe doza e tretë. Kjo vaksinë do të kryhet me miratimin e prindërve.  

Këtë të hënë filloi edhe marrja e dozave të treta për moshat 60+ si dhe të sëmurët kronikë. Vaksinat mund të kombinohen, por ka një ndalesë.

“Udhëzimi është i qartë në lidhje me kombinimin e vaksinave nëse kemi alergji apo kemi të dhëna që persona të caktuar nuk mund të bëjnë vaksinën por duhet ta kombinojnë. +60 mund të kryejnë dozën e tre me coronavac por me një dozë tjetër. Kush ka bërë Pfizer mund të po dozën e tretë po Pfizer ose një vaksinë tjetër. I vetmi kombinim vaksinash që nduk duhet të bëhet është ai mes AstraZeneca dhe asaj ruse Sputnik V.

Vendimi për të përfshirë edhe fëmijët në programin e vaksinimit është shoqëruar me qëndrime pro e kundër nga mjekët. Disa mbështesin imunizimin e kësaj moshe, ndërsa të tjerë vërejnë se fëmijët e shëndetshëm e kalojnë lehtë sëmundjen dhe mund të pësojnë efekte anësore nga vaksina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *