Subscribe

108 pacientë të “Qendrës Shëndetësore 10” në kryeqytet janë vaksinuar në ambientet e shtëpisë. Ky shërbim te cilin e ofron mjeku i familjes, kryhet nga pamundësia për tu zhvendosur në qendrën shëndetësore ndërkohë që po aplikohet  vetëm vaksina Pfizer dhe BioNtech.

 

JONIDA DIKO

QENDRA SHENDETESORE NR.10

Aktualisht kemi vaksinuar në shtëpi 108 veta. Në qëndrën shëndetësore 10 kryhen edhe vaksinime të tjera, ndërkohë që mjekët e familjes drejtojnë pacientët që nuk kanë mundësi të vijnë në ambientet spitalore.

 

Ndërsa me uljen e fashës moshore  në 57 vjeç, vaksinimi po vijon në stadiumin Air Albania dhe në sheshin” Skënderbej”, ndërsa në qendrat shëndetësore prioritet kanë të sëmurët kronikë.

 

Jemi duke përdorur vaskinën Pfizer  për të sëmurët kronikë sipas udhëzimeve të vetë vaksinës, Aktualisht po vaksinohen të sëmurët që kanë kryer transplante, të sëmurët me sëmundje autoimune, diabetikët etj.

 

Vaksinimi i pacientëve të kësaj qendre me të dyja dozat e  Sinovac ka përfunduar. Ajo që theksojnë bluzat e  bardha është numri i lartë i kërkesave për teste te shpejta dhe PCR, ku në pjesën dërrmuese të rasteve rezultojnë negative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *