E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Vaksinat para anti-koronavirus gati në dhjetor”, optimizëm në Universitetin e Oksfordit

Nëse testimet që janë bërë deri tani do të rezultojnë efikase deri në muajin qershor, mund të jetë gati një sasi e konsiderueshme vaksinash për Covid 19, maksimumi në dhjetor të këtij viti.

Konfirmimi vjen nga Pietro Di Lorenzo, president i “Irbm”, një kompani italiane që po punon me Universitetin e  Oksfordit për testimin e vaksinës së koronavirusit.

“Në qershor, nëse faza e parë e testimit mbi 500 vullnetarë të shëndetshëm jep rezultate pozitive, do të nisë faza e mëtejshme e testimit në 5,000 persona të tjerë. Nëse edhe kjo fazë do të na ecë mirë, brenda muajit dhjetor, do të kemi stokun e parë të vaksinave anti-Covid 19, sidomos për ta injektuar tek kategorite më në rrisk. Vaksina eksperimentale anti-Covid e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe Advent-Irbm, ChAdOx1, deri më tani është administruar në mbi 320 vullnetarë të shëndetshëm duke treguar se është “i sigurt dhe tolerohet mirë”, u shpreh mes të tjerash Di Lorenzo.

Bashkëpunimit italo-anglez i bashkohet AstraZeneca, e cila do të trajtojë prodhimin dhe shpërndarjen e mundshme të vaksinës.Testimet klinike të vaksinës së mundshme filluan javën e kaluar tek mbi 500 vullnetarë të shëndetshëm në 5 qendra në Angli. Rezultatet e kësaj faze të parë priten deri në maj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë