Përsa kohë që beson fort teorinë që COVID-19 ka dalë nga laboratori, Imami Imran Hosein është në mënyrë kategorike kundër detyrimit të qytetarëve për të marrë vaksinën.

 

Gjatë një interviste për “Quo Vadis” në “Vizion Plus” ai e quajti këtë që po ndodh një tirani, përsa kohë që marrja e vaksinës të kushtëzohet me vendin e punës apo aktivitetet e përditshme.

 

“Përderisa jam i qasjes se nuk ka ardhur nga natyra, por është prodhim biologjik artificial, ne dyshojmë gjithashtu për vaksinën. Për ata që zgjedhin të mos marrin vaksinën, zgjedhja e tyre duhet respektuar. Çdo qeveri që e imponon, e bën të detyrueshme, është një qeveri që po shtyp njerëzit dhe iu mohon atyre të drejtat themelore për të zgjedhur.  Unë dua të jap një mesazh nga Shqipëria: se njerëzit kanë të drejtë t’i rezistojnë vaksinimit të detyruar. Kur fillojnë persekutimet dhe ju detyroheni kundër vullnetit tuaj të bëni vaksinën atëherë njerëzit kanë të drejtën të kërkojnë strehë për të gëzuar liritë e tyre. Jam informuar, nuk dua t’i përmend emrat e shteteve, se po e bëjnë vaksinën të detyrueshme për sektore të veçantë të shoqërisë. Nëse jeni pjesë e forcave ushtarake dhe nuk merrni vaksinën, mund të humbisni vendin e punës. Kjo është tirani dhe ata po vallëzojnë në ritmin e atyre që na dhanë terrorizmin e tashmë edhe virusin. Ky është një mashtrim i pacipë dhe nuk ka ardhur nga natyra, por nga laboratori.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *