Me dimrin që është në prag, koronavirusit së shpejti do t’i bashkohet një virus tjetër, gripi.

 

Një studim i fundit ka siguruar që marrja e vaksinës së gripit nuk rrit rrezikun për infektim nga COVID-19.

 

Në studim, ekipi analizoi më shumë se 13,000 pacientë të testuar për Covid-19 midis marsit dhe prillit të këtij viti.

 

Analiza e tyre zbuloi se 4,138 pacientë ishin vaksinuar kundër gripit vitin e kaluar, ndërsa 9,082 jo.

 

Sidoqoftë, njerëzit që kishin marrë vaksinën e gripit nuk ishin më të rrezikuar nga koronavirusi sesa ata që nuk e kishin bërë.

 

Dr Joe Zein, i cili drejtoi studimin, tha: “Gjetjet tona sugjerojnë që ne duhet të vazhdojmë si zakonisht me strategjinë tonë të vaksinimit për gripin.”

 

Studiuesit shpresojnë që zbulimet e tyre do të inkurajojnë njerëzit të bëjnë vaksinën e gripit për të qëndruar të shëndetshëm këtë vjeshtë dhe dimër. Ata ende nuk janë të sigurt sesi do të ndikojë gripi tek koronavirusi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *