E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Vaksina e gripit forcon koronavirusin”, mjeku italian nën hetim për alarm

Prokuroria e Ivrea ka hapur një dosje për alarmin e ngritur nga Dr.Giuseppe Delicati, mjek i përgjithshëm në një klinikë në Borgaro Torinese, i cili ka dyshime për administrimin e vaksinës së gripit tek pacientët

Hetimi përfundoi në tryezën e kryeprokurorit të Ivrea, Giuseppe Ferrando pasi mori raportin nga karabinierët Nas. Sipas hetuesve, mjeku do të përhapte teori alarmante mbi një aktivizim hipotetik të Covid nga vaksina e gripit.

Pas deklaratave dhe videos së publikuar nga mjeku, Shoqata Mjekësore e Torinos dhe ASL To4 e kishin raportuar Giuseppe Delicati  në Shoqatën Mjekësore Macerata. Shoqata në fjalë i kërkoi Agcom që të hiqte videot e shpërndara në rrjet.

Në videon e publikuar në Youtube, mjeku fliste për një studim të pretenduar të Pentagonit, ku tregonte se të gjithë viktimat nga COVID në Bergamo “ishin vaksinuar”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë