E enjte, 1 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 minuta më parë
Bota

Vaksina anti-koronavirus. Antitrupat e injektuar tek minjtë japin rezultat

Antitrupat e injektuar tek minjtë nga vaksina e kompanisë italiane Takis, funksionojnë.

Ky është lajmi i mirë që vjen nga shteti fqinj në kuadër të betejes që po bëhet për të siguruar një mburojë nga Covid -19.

Reklamë

Testet e kryera në laboratorin e Virologjisë të Institutit Spallanzani konfirmuan rezultatin shumë të mirë te testeve të kryera tek minjte., gjë e cila u bë e ditur edhe nga administrator I deleguar I kompanisë,Luigi Aurisicchio.

Ky është niveli më i përparuar i arritur deri më tani në eksperimentimin e një kandidati për vaksinë të lindur në Itali.

Megjithatë testimi tek njerëzit pritet të bëhet në fund të verës.

Ndërkohë Giovanni Rezza, drejtor i departamentit të sëmundjeve infektive të Institutit Kombëtar të Shëndetit (ISS), komentoi deklaratat e një pjese të ekspertëve që parashikojnë se virusi do të ngordhë në qershor:

“Nëse virusi ngordh në qershor do të kemi një feste të madhe. Edhe unë do të doja që ai të zhdukej por nuk mendoj se kjo ëndërr nuk besoj se mund të realizohet shumë shpejt. Prandaj duhet të dyfishojmë, trefishojmë përpjekjet tona për të penguar përhapjen e tij”,  deklaroi Giovanni Rezza.

Vazhdo të lexosh

Reklamë