Subscribe

Një djalë shpëtoi mrekullisht motër e vëlla nga mbytja në lumin Gjanicë këtë të enjte. Ai rrëfeu për mediat sesi ndodhi ngjarja.

 

Ai tregoi se në fillim në ujë kishte rënë vajza, ndërsa i vëllai ishte hedhur për ta shpëtuar. Por të dy bashkë i ka marrë rryma.

 

“Unë isha dalë xhiro e në një moment i pashë ku po kacavirreshin tek kangjellat. Njërit prej tyre i shkau këmba. Tjetri u hodh për të ndihmuar të motrën dhe aty në moment i mori rryma e i solli në pjesën përpara. Aty e pashë që nuk kishin shpëtim, u hodha me gjithë rroba i nxorra jashtë. Vajza ishte zëre e vdekur, kurse djali rezistoi pak më tepër. Të parën nxora vajzën, të dytin djalin. Erdhi i mori ambulanca dhe i çoi në spital”, shpjegoi djali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *