E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 59 minuta më parë
Kronikë

Vajza e politikanit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, mes viktimave të aksidentit tragjik

Mes 46 shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari është edhe vajza e politikanit Muhedin Brava, i cili është përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët.

 

27-vjeçarja Sumeja Brava ndodhej në autobus me mbi 50 pasagjerë të tjerë, të cilë po ktheheshin në Shkup nga Stambolli, por udhëtimi i tyre u kthye në tragjedi.

 

Reklamë

Vetë Brava ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga aksidenti tragjik, duke bashkangjitur edhe një mesazh prekës për humbjen e të bijës.

 

“U takofshim ne lulet e xhenetit bija ime Sumeja”, shkruan Brava.

 

Shtatë pasgjerë kanë arritur të shpëtojnë. Ata po marrin trajtim në spitalin e Sofjes, dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë