E enjte, 24 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Vajza e aktorit të famshëm divorcohet pas dy vitesh martesë: Do mbetemi miq

Meadow Walker dhe Louis Thornton-Allan janë ndarë.

Dyshja të cilët u martuan në tetor 2021, njoftuan ndarjen e tyre në një deklaratë të përbashkët të postuar në Instagram të mërkurën.

“Pas tre vitesh të mrekullueshme martese, ne kemi arritur marrëveshje për t’u ndarë miqësisht”, thuhet në deklaratë. “Ky është me të vërtetë një vendim i bashkuar dhe ne sinqerisht shpresojmë që të gjithë mund të respektojnë dëshirat tona për privatësi.”

“Ne ruajmë dashurinë dhe respektin e ndërsjellë për njëri-tjetrin dhe do të vazhdojmë ta mbështesim njëri-tjetrin”, përfunduan dyshja.

Reklamë

Modelja Walker u martua me Thornton-Allan në një plazh në Republikën Domenikane në tetor 2021. Ceremonia u ndoq nga familja dhe miqtë e ngushtë, duke përfshirë aktorët e Fast & Furious, miqtë e babait të saj të ndjerë, Vin Diesel dhe Jordana Brewster./vizionplus.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Meadow Walker (@meadowwalker)

Vazhdo të lexosh

Reklamë