Seksi është një fushë për të cilën do të mësoni më shumë ndërsa plakeni. Sa më shumë të eksploroni trupin tuaj, aq më shumë zbuloni se sa gjëra të mrekullueshme është në gjendje të bëjë. Nga lindja e një fëmije, në durimin e dhimbjes së periudhës. Orgazma është një shembull tjetër i asaj që trupi i një gruaje mund të bëjë. Sidomos kur flasim për shumëfishin, orgazma njëra pas tjetrës. Nuk është mit, ndodh. Për disa vjen gradualisht: një orgazmë pas tjetrës. Për disa të tjerë ndodh e kundërta. Nëse nuk e keni arritur akoma, më poshtë kemi disa truke që do t’ju ndihmojnë.

 

Vaginë e vajosur

 

Ne e dimë që kjo luan një rol të madh dhe bën ndryshimin në seks. Vagina është e lubrifikuar dhe e hidratuar vetvetiu dhe është e rëndësishme të qëndroni ashtu kur të vijë koha. Në çdo rast, mund të vendosni edhe ndonjë lubrifikant në lojë.

 

Jo vetëm penetrim

 

Disa arrijnë orgazmën përmes penetrimit, ndërsa të tjerët nuk munden. Nëse kombinoni penetrimin, seksin oral dhe “lojën” me klitorin, kjo mund t’ju ndihmojë. Mund të shtoni edhe lodra seksi.

 

Mos u ndal

 

Nëse qëllimi juaj është të arrini orgazmën, mos u ndalni.

 

Jini të relaksuar

 

Të gjithë e dimë që është e pamundur të përjetoni orgazmë kur ka tension dhe stress, ose të paktën është e vështirë.

 

Jini të sinqertë për atë që dëshironi

 

Të kesh orgazmë gjatë seksit nuk është një proces i vetmuar. Të dy partnerët e dëshirojnë diçka të tillë dhe ju duhet të jeni të hapur për këtë. Flisni me partnerin dhe tregojini atë çfarë doni. Duhet t’i jepni detaje dhe udhëzime specifike që ai të dijë se çfarë ju kënaq.

 

Provoni pozicione të reja

 

Duhet të provoni pozicione të reja. Kjo mund të zgjojë shqisat e reja dhe të ruajë spontanitetin. Në vend që t’i bëni të gjitha këto në shtrat, lëvizni. Shkoni në kuzhinë, banjë, dush ose përpiquni të bëni seks në makinë apo diku që vërtet ju “ndez”. Zgjedhja e një vendi tjetër ndryshon menjëherë rutinën dhe mjedisin, ndihmon që seksi të mbetet interesant.

 

Bëni një pushim

 

Është në rregull dhe nganjëherë një ide shumë e mirë për të bërë një pauzë. Nëse të duhet një minutë para se të përjetosh orgazmën e dytë, kjo nuk ka pse të të shqetësojë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *