Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 July 2026
Vizion fokus

“Isha në jaht me Ivankën dhe Kushnerin kur zbuluan...

Bota në alarm, Irani gati të godiste me raketa...

Trump bëhet viral gjatë funeralit të senatorit amerikan, momenti...

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Arabia...

Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i saj abuzojnë...

Trump takon Zelenskyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë,...

Arrestimi i Ermal Beqirajt, Policia e Shtetit jep detaje

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Gonxhe...

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen...

Blendi Gonxhja zbulon shifrën në Quo Vadis: Ja sa...

Uzuni dhe Doka janë optimistë: Maksimumin ndaj Polonisë, asnjë ekip nuk është i pakalueshëm

31 Gusht 14:54

Kombëtarja shqiptare po vijon përgatitjet për sfidën që do të zhvillojë ndaj Polonisë më 2 shtator, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2022, ndërsa ditën e hënë është kompletuar i gjithë grupi i lojtarëve.

Këtë të martë, në një konferencë për mediat kanë dalë dy futbollistët e ekipit, Myrto Uzuni dhe Albi Doka, të cilët kanë folur për sfidën që i pret ditën e enjte.  Sulmuesi kuqezi, Uzuni tregoi se ndihet i lumtur që është pjesë e ekipit Kombëtar, ndërsa theksoi se skuadra do të japë maksimumin në këtë ndeshje të parë ndaj Polonisë, pasi asnjë kundërshtar nuk është i pakalueshëm.

Atmosfera në skuadër – Të gjithë e dimë rëndësinë e këtyre ndeshjeve. Jemi të fokusuar 100% te Polonia, nuk kemi menduar për dy ndeshjet e tjera. Do të japim maksimumin, pasi futbolli na ka treguar se asnjë kundërshtar nuk është i pamundur.

Sulmi në formë –  Normalisht që kur sulmuesit shënojnë, ekipi ka më shumë besim. Por nuk varet vetëm nga sulmuesit, varet nga të gjitha repartet e ekipit. Duhet të japim maksimumin, duhet të jemi të gjithë së bashku dhe për një qëllim të gjithë, jo kush shënon e kush jo.

Pozicioni në fushë – Unë do të thoja që jam shumë i lumtur që jam pjesë e ekipit Kombëtar, pasi është një ndjenjë e veçantë të përfaqësosh Kombëtaren, kjo është e rëndësishme për mua. Unë ndihem mirë nëse luaj si në krah, si pas sulmuesit, ose sulmues. Këtë e vendos trajneri.

Kundërshtari polak? – Flasim për lojtarë të nivelit botëror. Polonia ka një ekip shumë të fortë, ka dhe një grup shumë të mirë. Normalisht meritojnë respekt, por asgjë nuk është e pamundur. Mendoj se mund të luajmë me çdo kundërshtar si të barabartë.

Grupi i krijuar – Është e vërtetë, kur është grupi i njëjtë, ne i dimë të gjitha karakteristikat e çdo lojtari dhe kjo e bën grupin më të fortë dhe më të mirë, sepse e njohim më mirë lojtarin. Kjo është një shenjë e mirë dhe pozitive.

Rezultat pozitiv ndaj Polonisë? – Mentaliteti im është mentalitet fituesi. Në çdo ndeshje, hyj për të fituar dhe nuk i trembem askujt. Uroj të marrim fitore dhe kjo na ndihmon për të ecur përpara.

Nga ana tjetër, edhe Albi Doka theksoi se fokusi kryesor i skuadrës është sfida e parë ndaj Polonisë, ndërsa u shpreh se shpreson te një përsëritje e suksesit që arriti Kombëtarja në vitin 2016, duke pasur parasysh grupin e mirë që ka.

Sfidat e shtatorit – Kemi tre ndeshje, por duhet të fokusohemi te ndeshja me Poloninë, sepse nëse ia dalim në këtë ndeshje, dy të tjerat i kemi në shtëpi dhe do kemi edhe mbështetjen e tifozëve. Besoj se do marrim një rezultat të mirë.

Sukses me grupin e krijuar? – Mendoj se po, pasi kemi kohë si grup dhe jemi grumbulluar edhe më parë. Besoj që po, mund t’ia dalim me grupin që kemi krijuar.

Polakët, pengesa më e madhe? – Po, Polonia është ekipi më i fortë që kemi, por ne nuk duhet t’i trembemi me këtë grup lojtarësh që kemi. Jam me fat që stërvitem me këta lojtarë.

Përsëritje e arritjes së Kombëtares në 2016? – Normale që e mendojmë me njëri-tjetrin dhe e bisedojmë. Duhet ta ëndërrojmë atë gjë sepse prandaj jemi këtu, për të arritur atë qëllim.

A ndikon pauza verore te gjendja e lojtarëve?  – Jo, jemi më të karikuar sepse kemi ardhur vetëm për një motiv dhe motivi është që të marrim rezultate sa më të mira./ Burimi: FSHF

 

Posted Under:
Kryesoret Sport Vendi
Tagged:
Kombetare Kuqezi Poloni

Nga e njëjta kategori

“Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga trokoja, fqinjet rrëfejnë momentet e fundit: Ambulanca u vonua

më shumë...

“Isha në jaht me Ivankën dhe Kushnerin kur zbuluan Sazanin”, Rama flet për protestat: Më kanë bërë të reflektoj! Nuk ka ende asnjë projekt

më shumë...

Tragjedi në Tushemisht, humb jetën 63-vjeçari, u dëmtua nga guri fleksibël

më shumë...

Gjyqi në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, ish-deputetja: SPAK ka ndërtuar akuzën mbi interpretime të mesazheve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:07

“Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga trokoja,...

12:07

“Isha në jaht me Ivankën dhe Kushnerin...

11:22

Bota në alarm, Irani gati të godiste...

11:14

Tragjedi në Tushemisht, humb jetën 63-vjeçari, u...

10:59

Gjyqi në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin,...

10:34

Adnan Xholi hap garën për Prokurorin e...

10:04

Konflikti për pronën mes dy familjeve në...

9:57

Trump bëhet viral gjatë funeralit të senatorit...

9:43

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA...

9:41

Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i...

8:48

Tërmeti me magnitudë 4 “zgjon” banorët e...

8:42

Trump takon Zelenskyn dhe Netanyahun në Shtëpinë...

8:31

“Kujdes me premtimet që bëni”, parashikimi i...

8:16

Temperatura të larta, parashikimi i motit për...

11:55

Arrestimi i Ermal Beqirajt, Policia e Shtetit...

11:18

A do të kandidojë për Bashkinë e...

11:03

Tragjike! Vinçi bie gjatë montimit në një...

10:42

Gjermania vendos trupa në Poloni për të...

10:27

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën shoferi,...

10:26

Blendi Gonxhja zbulon shifrën në Quo Vadis:...

Më të klikuarat

  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni
  • “Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga tr...
  • “Një person zbriti nga makina, pastaj kërciti armaR...
  • Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i saj abuzojnë s*ksualis...
  • Tërmeti me magnitudë 4 “zgjon” banorët e Elbasan...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.