Ushtronin aktivitetin shoqëruar me muzikë/ Gjobiten me nga 1 milion lekë, 4 subjekte në Tiranë

Gjobiten me nga 1 milion lekë, 4 subjekte në Tiranë që ushtronin aktivitet të shoqëruar me muzikë, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Masat administrative, vijnë pas kontrolleve të ushtruara nga Policia e Tiranës.
Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Njoftimi i plotë
Tiranë
Policia ka gjobitur me nga 1 milion lekë, 4 subjekte që ushtronin aktivitet të shoqëruar me muzikë, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 30, datë 20.07.2020, neni 3, pika 7/2, “Në çdo mjedis shërbimi ndalohet muzika pas orës 20:00”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 4 subjekte në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat vijonin aktivitetin të shoqëruar me muzikë të lartë.
Në përfundim të veprimeve të para u mor masë administrative gjobë 1.000.000 lekë, për secilin nga 4 subjektet e konstatuara në shkelje të Aktit Normativ.
Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.




