Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
03 June 2026
Vizion fokus

Trump emëron aleatin besnik Bill Pulte në krye të...

Rubio: Plani i Trump për Gazën nuk parashikon që...

Investimi në Zvërnec, inxhinieri i mjedisit tregon nëse do...

Protestat për Rrjollin dhe Zvërnecin/ “Nuk janë financuar nga...

Zvërneci, Sefa: Investimet e huaja direkte ndihmojë ekonominë

Metani: Nuk duhet hetuar vetëm ai që goditi me...

Zelensky: Rusia mund të nis një tjetër valë sulmesh...

Çfarë fshihet në Zvërnec? Avokati: Ka shkelje ligjore, nuk...

Investimi në Zvërnec/ Inxhinieri i mjedisit: U mundësua pas...

Protesta për Zvërnecin, Sefa: Qytetarët kërkojnë transparencë, çfarë më...

Ushtria izraelite: Qyteti i Gazës tani është zonë e rrezikshme lufte

29 Gusht 16:58

Ushtria izraelite e shpalli Qytetin e Gazës “zonë të rrezikshme lufte” më 29 gusht, para ofensivës së paralajmëruar për marrjen e kontrollit të plotë të qytetit më të madh në territorin palestinez pas pothuajse dy vjet luftë.

Izraeli po përballet me presion të madh nga brenda dhe jashtë vendit për t’i dhënë fund ofensivës në Gazë, ku Kombet e Bashkuara kanë shpallur zi të bukës.

Ushtria izraelite, megjithatë, po përgatitet që të zgjerojë luftimet dhe të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, me një zëdhënës të ushtrisë që tha: “Nuk po presim”.

“Kemi nisur operacionet fillestare dhe fazat fillestare të sulmit ndaj Qytetit të Gazës dhe ne aktualisht jemi duke operuar me forcë të madhe në periferi të qytetit”, shkroi në X zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, pothuajse gjysmë milion banorë aktualisht jetojnë në Qytetin e Gazës me rrethinë.

Në njoftimin e ushtrisë izraelite të lëshuar të premten u tha se nga tani, Qyteti i Gazës “konsiderohet zonë e rrezikshme lufte” dhe se pauzat ditore të aktivitetit ushtarak, që kanë për synim lehtësimin e shpërndarjes së ndihmave, më nuk do të aplikohen në këtë zonë.

Ushtria nuk i bëri thirrje popullsisë që të largohet menjëherë, por Adraee ka thënë më herët gjatë kësaj jave se evakuimi i qytetit “është i pashmangshëm”.

Grupet për të drejtat e njeriut që gjenden në Gazë kanë paralajmëruar kundër zgjerimit të fushatës ushtarake.

Javën e kaluar, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, u zotua se Qyteti i Gazës do të shkatërrohet nëse Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nuk pajtohet që t’i japë fund luftës, sipas kushteve të Izraelit.

Ai ka miratuar planet e ushtrisë për marrjen nën kontroll të qytetit dhe ka autorizuar thirrjen e pothuajse 60.000 rezervistëve.

Zëdhënësi Adraee tha të premten se ushtria do të intensifikojë sulmet derisa të gjitha pengjet e mbetura në Gazë të lirohen dhe Hamasi të shkatërrohet.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Nga 251 pengjet, 47 ende po mbahen në Gazë dhe afër 20 prej tyre beohet se janë ende gjallë.

Mes paralajmërimeve për ofensivën në Qytetin e Gazës, agjencia për mbrojtje civile në Gazë raportoi se 33 palestinezë u vranë nga forcat izraelite në mbarë territorin më 29 gusht.

Që nga nisja e luftës në Gazë, si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 62.000 palestinezë, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në këtë territor – që OKB-ja i vlerëson si shifra të besueshme./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Gaza lufte ushtria izraelite Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Trump emëron aleatin besnik Bill Pulte në krye të zbulimit amerikan

më shumë...

Rubio: Plani i Trump për Gazën nuk parashikon që Izraeli të kontrollojë 70% të saj

më shumë...

Investimi në Zvërnec, inxhinieri i mjedisit tregon nëse do të preken flamingot

më shumë...

Protestat për Rrjollin dhe Zvërnecin/ “Nuk janë financuar nga Greqia”, aktivistja: S’ka dialog me Ramën, ja çfarë kërkojmë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

10:52

Trump emëron aleatin besnik Bill Pulte në...

10:47

Rubio: Plani i Trump për Gazën nuk...

10:26

Investimi në Zvërnec, inxhinieri i mjedisit tregon...

10:18

Protestat për Rrjollin dhe Zvërnecin/ “Nuk janë...

9:55

Zvërneci, Sefa: Investimet e huaja direkte ndihmojë...

9:46

Metani: Nuk duhet hetuar vetëm ai që...

9:37

Zelensky: Rusia mund të nis një tjetër...

9:34

Çfarë fshihet në Zvërnec? Avokati: Ka shkelje...

9:32

Investimi në Zvërnec/ Inxhinieri i mjedisit: U...

9:20

Protesta për Zvërnecin, Sefa: Qytetarët kërkojnë transparencë,...

8:56

Negociatat mund të zhbllokojnë përpjekjen e Ukrainës...

8:50

Aksident tragjik në aksin Laç-Patok, humb jetën...

7:38

35 vjetori i PS, Rama: Sot jemi...

7:35

Protesta për Zvërnecin para Kryeministrisë, qytetarët paraqesin...

7:28

35 vjetori i PS, Rama: Kur ra...

7:13

35-vjetori i socialistëve, Rama batutë me Ruçin:...

7:10

Hezbollahu: Ne nuk do të pranojmë një...

6:39

Rama i ftoi në dialog, qytetarët refuzojnë,...

6:32

PS feston 35-vjetorin në Pallatin e Kongreseve,...

6:26

35 vjetori i PS, Namik Dokle: Edi...

Më të klikuarat

  • Ilir Meta lë përkohësisht qelinë për t’i dhënë lamtumirën e...
  • Rama-protestuesve: Hajde flasim! Po nuk deshët, punët i kemi...
  • Aksident fatal në orët e para të mëngjesit në Lushnjë, humb...
  • “Zgjedh të jem në jetë ai që dua”, Visi përplaset me Mozën...
  • Protesta për Zvërnecin para Kryeministrisë, qytetarët paraqe...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.