Subscribe

Vullnetarizmi është një fenomen jo shumë i përhapur në Shqipëri, por qeveria mendon ta ndryshojë këtë realitet duke ofruar kushte e madje edhe pagesë për ata që vetëofrohen të ndihmojnë.

 

Lajmin e dha Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi për ata që do t’i bashkohen ushtrisë kur ajo do të përballet me fatkeqësitë natyrore.

 

“Nxitje vullnetarizmit. Ne jemi krenarë për dhjetëra dhe qindra vullnetarë në përpjekjet tona, jo vetëm në sigurinë kombëtare por edhe në përballjen me emergjencat civile. Në këtë vendim në i japim mundësi vullnetarëve që të ketë më shumë vëmendje ndaj tyre. Do të trajtohen me transport, ushqim, akomodim dhe pagesë dinjitoze”.

 

Një tjetër vendim i qeverisë këtë të mërkurë lidhej me reformën në ujësjellësa.

 

“Ne kemi nisur një reforme të thellë të sektorit që do të përfundojë brenda 12 muajsh dhe do të nis një mënyrë të re menaxhimi. Fondet e  investuara në sektorin e ujit kanë rritur kushtet teknike të ujësjellësve, por nuk janë indikatorët që ne prisnin pas punës dhe shumës të madhe të investuar. Pa cenuar pushtetin vendor, por duke pasur parasysh që shërbimet cilësore janë prioritet, do të nisim reformë për sektorin e ujit për të rritur menaxhimin në secilin bashki’.

 

Në mbledhjen e sotme, u vendos gjithashtu që Ardi Veliu, ish-drejtor  i Policisë së Shtetit, të emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *