E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ushtaret marshojnë me taka/ Pamjet që nxitën reagime të ashpra

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë është ndeshur me reagime të ashpra, pas planit të saj që anëtaret e forcave të armatosura të marshojnë me taka të larta në vend të çizmeve të ushtrisë.

 

Ushtria ukrainase po përgatitet të mbajë një paradë ushtarake muajin tjetër dhe Ministria e Mbrojtjes publikoi fotot e grave ushtarake që marshonin dje me taka të larta.

 

Reklamë

Iryna Gerashchenko, një anëtare e parlamentit në opozitë, tha se ishte seksizëm dhe pabarazi.

 

Ministria e Mbrojtjes thotë se këpucët janë pjesë e uniformës së veshjes në rregullore.

 

Nga ana tjetër, zv.presidentja e parlamentit tha se autoritetet duhej të kërkonin ndjesë publike për poshtërimin e femrave dhe të nisnin një hetim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë