Forcat e KFOR kanë “blinduar” veriun e Kosovës, pas paralajmërimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se autoritetet kanë indicie për një tjetër sulm terrorist.
Ushtarët e KFOR kanë nisur një patrullim në zonën e Leposaviçit, një nga disa komunat me shumicë serbe, të cilat shpesh herë marrin vëmendjen për shkak të tensioneve që krijohen në veri të Kosovës.
Lexo edhe :
Related Posts
Lajmi njoftohet nga faqja zyrtare e KFOR, ku theksohet se patrullimi ka në fokus ruajtjen e sigurisë së shtetit të Kosovës dhe qytetarëve në veri.
“Ushtarët amerikanë caktohen në Komandën Rajonale të KFOR-it Lindje. (RC-E) kryen një patrullë sigurie afër Leposaviqit.
KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në reagim.
Kryeminstri i Kosvës, Albin Kurti fajësoi Beogradin duke nënvizuar se dëshiron që të ‘injektojë’ frymën e konfliktit edhe tek gjeneratat e ardhshme./vizionplus.tv/