E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ushtarakët e “Pashalimanit” në qeli, përgjegjës për vjedhjen e armëve

Gjykata e Vlorës dha masën e sigurisë arrest me burg për kater të arrestuarit për vjedhjen ne bazen ushtarake te Pashalimanit në Vlorë.

 

Dy roje dhe dy përgjegjës akuzohen për shpërdorim të detyrës. Ushtarakët e arrestuar janë; Lesko Ramosaçaj, Edlir Nelaj, Ervis Memsulaj dhe Ardit Ramaj.

 

Reklamë

Grabitja ndodhi në orët e para të së enjtes. Roja nuk ishte në vendin e qëndrimit që ishte përcaktuar, ndërsa ka deklaruar se u largua për shkak të shiut dhe erës së fortë.

 

Përgjegjësit akuzohen se nuk kontrolluan rojet gjatë shërbimit dhe bene procesverbalin pa qenë fare prezente. Nderkohe nuk ka ende asnje person te identifikuar si autor i vjedhjes se armatimit ne depot e bazes ushtarake.

Vazhdo të lexosh

Reklamë