Nëse jeni nën stres të madh, duhet të ndaloni së ngrëni ushqime të padëshiruara në mënyrë që të mos përkeqësoni gjendjen tuaj mendore dhe në vend të kësaj të konsumoni ushqim të shëndetshëm.

Vitamina B ndihmon në rregullimin e humorit dhe prodhimin e serotoninës, i njohur gjithashtu si hormoni i lumturisë. Gjendet tek peshku, pula, produktet e qumështit dhe vezët.

Stresi shkakton mungesë magnezi. Për këtë arsye duhet të konsumoni edhe shumë ushqime të pasura si perimet me gjethe: marule, spinaq si dhe brokoli. Është mirë të konsumoni oriz kaf, por edhe bajame.

Konsumimi i acideve yndyrore omega-3 redukton kortizolin, hormonin e stresit. Burimi më i mirë i acideve yndyrore omega-3 është peshku.

Duke qenë se ushqimet e detit janë të shtrenjta sot, një opsion më i lirë është blerja e sardeles dhe tonit të konservuar.

Hulumtimet e kryera në vitin 2022 treguan se ngrënia e disa frutave lidhet me uljen e niveleve të stresit. Pjesëmarrësit që hanin banane, portokall, mollë dhe dardha kishin 20 deri në 30 për qind rrezik më të ulët të stresit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *