Subscribe

Shtrenjtimi i çmimeve ka shkuar përtej parashikimeve të institucioneve brenda dhe jashtë vendit, dukë bërë që inflacioni në Shqipëri të kulmojë në 7.5%.

 

Banka e Shqipërisë në një analizë të ecurisë ekonomike në 6-mujorin e parë vlerëson se çmimet e shtrenjta po godasin të gjithë sektorët.

 

Sipas saj rreth 80 % e inflacionit vjen si pasojë e rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe naftës, produktet bazë të ekonomisë.

 

“Presionet inflacioniste janë më të forta dhe me bazë më të gjërë se parashikimet tona fillestare. Rritja e inflacionit në ka një bazë të gjerë faktorësh, faktori krysorë është lufta në ukrainë dhe saknisonet e vendosura.  Në përgjigje të këtij sulmi cmimet e ushqimeve naftës dhe gazit kanë pësuar një rritje 200-300% në tregjet e huaja, kjo ka sjllë inflacion të lartë në partnerët tanë ndërkombëtare dhe është përcjellë në rritje të shpejtë të cimeve në tregun tonë.

 

Analizat tona sugjerojnë që 75-80 % e rritjes së inflacionit në 6 mujorin e parë 2022 vjen pikërisht nga rritje cmimeve të artikujve ushqimore dhe produkuteve energjetike, konkretisht naftës, e cila ka sjellë efekt kaskadë në shtrenjtimin e produkteve të tjera”, sqaroi Erald Themeli, drejtor i politikës monetare në BSH

 

Por cilat janë parashikimet më të fundit të bankës së Shqipërisë lidhur me inflacionin? A jemi në kulmin e tij apo do të ketë rritje të mëtejshme?

 

“Ne presim që efektet e goditjes ndërkombëtare të stabilizohen në 6-mujorin e dytë dhe efekti I tyre të vijë gradualisht në stabizilim e cmimeve edh në tregun vendas. Inflacioni do të kulmojë në 3-mujorin e tretë dhe të katërt . Ne presim që ai të stopojë rritjen dhe të vijë në rënie progresive në 3 mujroët në vazhdim, për t’iu rikthyer objektivit tonë në 3 % në gjysmën e parë të 2024”, u shpreh Themeli  

 

Janë këto arsyet, pse banka e Shqipërisë mori vendimin për të rritur për të tretën herë normën bazë të interesit të lekut, nga 1.25 në 1.75 %. Ndërsa parashikohet të ketë rritje të mëtejshme në muajt në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *