E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ursula von der Leyen: Negociatat për Shqipërinë duhet të fillojnë

Presidentja e Komisionit Evropian reagoi pas takimit që pati të hënën në Bruksel me kryeministrin Edi Rama.

 

Duke nënvizuar se BE është pranë Shqipërisë për rindërtimin dhe pandeminë, ajo deklaroi se negociatat për vendin tonë duhet të hapen.

 

“E lumtur që u takova me Edi Ramën. Shqipëria mund të llogarisë mbështetjen e BE për rindërtimin pas tërmetit dhe për të trajtuar pandeminë. Shpresoj të vizitoj Shqipërinë së shpejti. Ne diskutuam për negociatat e pranimit. Pozicioni ynë është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është Europa dhe negociatat duhet të fillojnë’!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë