Tre hajdutë të cilët grabisnin supermarkete ranë u arrestuan pasi kishin bërë një gabim që kurrë nuk kishin menduar se do ti zbulonte.

Alfio Simone Sapienza 21 vjec, Raul Lo Re, 22 vjec, Andrea Finocchio, 21 vjec, banues në Lentini të Siracuses u prangosën pasi u vërtetua nga analizat e AND së urinës së ishin hajdutet që bastisnin supermarketet në këtë rajon.

Ata vidhnin natën dhe të maskuar duke kërcënuar me armë kasieret dhe pronarët.

Të paktën 5 grabitje I kanë bërë gjatë muajit tetor.

Por cfarë ndodhi që u zbuluan?

Në 25 tetor, në vjedhjen  e fundit një kamer e një godine I kishte kapur hajdutet duke urinuar në murin nga pas supermarketit që grabiten.

Policia dhe ekspertet përdoren pikërisht analizën e kampionit të urinës që u mor në mur dhe AND zbuloi se 3 grabitësit ishin personat e lartëpermendur.

Nga ky moment e tutje hajdutet do ta mësojnë mirë që të mos lënë gjurme të këtij lloji aty ku kryejne grabitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *