Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka falenderuar të gjithë ata që e kanë uruar për 69-vjetorin e lindjes.

Nga të gjitha urimet dhe dhuratat, ai ka veçuar atë të kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se vetëm “mendja e tij fantastike mund ta bëjë këtë”.

“Shumë urime por edhe dhurata nga të gjitha anët! Asgjë nuk mund t’ju ​​shpërblejë për këtë, të dashur miq, përveç një FALEMINDERIT të sinqertë nga thellësia e zemrës. Faleminderit nga zemra për të gjithë ju, miqtë, familjen dhe bashkatdhetarët që më uroni ditëlindjen dhe nga ana tjetër vërej se dëshirat tuaja janë të sinqerta. Kjo thotë shumë për mua, të gjithë ju morët kohë nga jeta juaj për të më uruar një ditëlindje të lumtur, faleminderit! Ndihem shumë i bekuar që jam afër jush. Dua të them një falënderim dhe vlerësim të veçantë për mikun tim të madh, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për dëshirën e tij të mirë dhe shumë të veçantë për ditëlindjen time… Vetëm Edi me mendjen e tij fantastike dhe mund ta bëjë këtë! Falënderoj gjithashtu iniciatorin por edhe autorin Alket Halilin nga Saranda i cili për një kohë të gjatër realizoj bustin tim për këtë ditë. Një surprizë e dhuratë e mrekullueshme! Falënderim i posaçem për bashkëshortën time dhe fëmijët e mi që me uruan ne mënyrat e tyre speciale. Falënderoj familjarët, motrat, vëllazerit, kusherinjët e tëre ata me të cilët ndaj jatën time. Faleminderit të gjithëve, edhe miqëve te mi nga e gjithë bota.. from the bottom of my heart thank you… Zoti ju bekoftë dhe ju ruajt në këto kohë të vështira që po kalojmë. Ne do të fitojmë luftën kundër pandemisë dhe do të kthehemi në jetën tonë të bukur. Sinqerisht dhe nga ❤️ B,”-shkruan Pacolli.

Në një mesazh të publikuar në “Facebook”, Rama tregonte se si Pacolli arriti të bëhej një fenomen unikal suksesi, duke shtuar se e konsideron veten me fat që e njeh personalisht, pasi nuk është një biznesmen apo politikan i zakonshëm.

“…Luli i Vocërr i Marecit u bë bosi i madh i Mabeteksit, falë një fuqie për të ëndërruar, një kurajoje për të guxuar e një aftësie për të fluturuar, që e bëjnë Bexhet Pacollin një fenomen unikal suksesi të llojit të vet në botën shqiptare. The sky is the limit, qielli është kufiri, do të ishte përkufizimi më i sigurtë për jetën e tij, që edhe do ta shpëtonte këdo që do të rrekej t’ia kornizonte historinë, qoftë nga detyrimi i pamundur për t’ia rrokur atë krejt dhe qoftë nga pamundësia për të mos gabuar në leximin e këtij personazhi sa tokësor e të vërtetë, po aq ajror e romanesk…”, shkruante mes të tjerash Rama në postimin e gjatë dedikuar Pacollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *