Subscribe

Fundjava ka shtuar fluksin e pacientëve të vegjël në pediatrinë e QSUT si dhe në qendrat shëndetësore për shkak të virozëve, por edhe qarkullimit në masë të variantit të ri “Omicron”.

Mjekët pediatër tregojnë se cilat janë moshat më të prekura si dhe simptomatikët.

 

SONILA BRATI

 

MJEKE PEDIATRE, QENDRA SHENDETESORE NR.2

 

Kemi një rritje të rasteve të reja dhe janë bërë bashkë covid pra Omicron dhe virozat, më së shumti kemi qarkullim në rrugët e sipërme respiratore. Mund të kenë kollë,  rrufë, dhimbje koke apo fyti pak a shumë simptoma që ngatërrohen me covid. Të gjitha moshat janë të prekura.

 

 

Të bësh diferencën mes covidit dhe virozës së stinës është e vështirë.

 

Është e vështirë sepse janë infeksione të rrugëve të sipërme respiratore  dhe ngatërrhet me covid. Është tempratura e larte që mbase ju bëjmë rapid teste por jo të gjitha moshave.

 

Mjekja Brati, liston medikamentet që mund të merren në rastet kur fëmija është i prekur nga virozat.

 

 

Viroza është e vështite të dominohen edhe me antiperitik, qoftë me paracetamol qofte me brufen dhe ajo që bëjmë është apelimi për kontakt me mjekun e familjes apo atë pediatër.

 

 

Ndërsa në urgjencën e pediatrisë së QSUT në dy ditët e fundjavës, kanë kërkuar trajtim mjekësor  rreth 600 pacientë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *