Subscribe

Godina e Teatrit Kombëtar përben rrezik per jetën e artisteve dhe publikut qe ndjek shfaqet. Ky është konkluzioni i arkitekteve, urbanisteve dhe specialisteve prezantuar gjate dëgjesës publike me kreun e bashkisë.

 

Specialiste te Institutit te Ndërtimit deklaruan se pas  inspektimit ne objekt i kërkuan drejtorit te teatrit pezullimin e te gjitha shfaqjeve. Godina nuk është e sigurt dhe jashtë funksionit sipas inxhiniereve.

 

Po aq e rrezikshme dhe me pasoja është edhe ne rast zjarri. Drejtues te shërbimit zjarrfikës thane se qe ne vitin 2001 dhe disa here te tjera është kërkuar bllokimi i punes per shkaka te pasigurisë.

 

Ndërkohë specialiste te Institutit te Monumenteve te Kulturës sqaruan detaje ne lidhje me statusin e teatrit. Qe ne vitin 2004, edhe me vone Këshilli Shkencor ka arritur ne përfundimin se tetari nuk mbart vlera per te qene monument kulture.

 

Ne dëgjesën e dyte publike për projektin e ndërtimit te Teatrit Kombëtar ne vendin ku ka qene, Erion Veliaj u beri thirrje artisteve te përcaktojnë perfaqesine per te vijuar me diskutimet teknike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *