Subscribe

Nju Orleans dhe pjesa më e madhe e Bregut të Gjirit të SHBA pritet të përballen me përmbytjet dhe erëra të fuqishme, pasi uragani Nate goditi një ditë më parë disa vende të Amerikës qendrore, duke shkaktuar të paktën 24 viktima në Kosta Rika, Nikaragua dhe Honduras.

 

Më shumë se 20 të tjerë konsiderohen te humbur  e po kërkohen.

 

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Qendra Kombëtare e Uraganeve njoftoi se stuhia e kategorisë 1, pritet të forcohet dhe të godasë ne fundjave pjesën lindore të Nju Orleans, duke përfshirë edhe Luizianën deri në kufi me Alabamën.

 

Autoritetet po bëhen gati për të përballuar stuhinë dhe përmbytjet, vendI cili 12 vjet më parë u shkatërrua plotësisht nga uragani Katrina.

 

Komisioni Kombëtar i Emergjencave bëri me dije se gati 400,000 njerëz janë pa ujë ne Kosta Rika e zonat përreth.

 

Të gjitha udhëtimet në tren u pezulluan dhe dhjetëra fluturime u anuluan.

 

Nate është stuhia e tretë që godet tokën amerikane në gjashtë javë. Uragani Harvey dhe Irma, shkaktuan dëme masive në disa shtete bregdetare, duke vrarë dhjetëra njerëz dhe duke shkatërruar mijëra prona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *